Durrësi nuk gjen qetësi. Një tjetër vrasje ka ndodhur pasditen e së shtunës tek stacioni i trenit, ku është qëlluar për vdekje me thikë 34-vjecari Idajet Dulla. Burime të policisë konfirmojnë se autori ka qenë duke udhëtuar me furgon, ndërsa viktima me makinën në pronësi të tij. Dyshimet janë se konflikti ka nisur në cast për një parakalim të gabuar me qëllim sigurimin e një vendi parkimi.