Pas ndarjes vijnë edhe kundërshtitë. Keisi dhe Kristi nuk janë më bashkë në shtëpinë e Big Brother dhe pasi vendosën t’i japin fund romancës, janë përfshirë menjëherë në debate me njëri-tjetrin. Ishte Kristi, ai që iu drejtua Armaldos, duke i thënë se sjellja e tij ishte tipike nga ato që nuk duhen marrë shembull nga fëmijët, por e menjëhershme ishte edhe përgjigja e Keisit.