Pas më shumë se 6 muajsh nga vdekja e tij, mjekët kanë arritur në konkluzionin se ylli amerikan i popit Aaron Carter u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të drogës që kishte marrë. Autopsia ka zbuluar se vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbytja për shkak të efekteve të qetësuesve që kishte marrë dhe gazit që kishte thithur. 34-vjeçari, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, më 5 nëntor të vitit të kaluar.Në raport, gazi pëshkruhet si një “substancë që përdoret zakonisht si një sprucues në pastrimin e ajrit” i cili “mund të shkaktojë ndjenja euforie kur thithet”.