Koronavirusi ka ardhur për të qëndruar për një kohë të pacaktuar mes nesh por edhe kur të ikë, e shpresojmë që kjo të ndodhë shpejt, nuk do ta bëjë këtë pa lënë pas gjurmë. Kur faza akute e emergjencës të kalojë, ekspertët paralajmërojnë se në të gjithë botën rrezikojmë të shohim shfaqjen e një pandemie tjetër, këtë radhë, atë të problemeve mendore të lidhura me koronavirusin.