Top News – Pas komenteve në rrjetet sociale/ Yuri Kim takon të riun që e quajti kineze
18/06/2021 19:59

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar me Fisartin, komentuesin që e quajti “kineze”, disa ditë më parë, gjatë një reagimi në një prej postimeve të saj në rrjetet sociale. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja Kim, duke postuar një foto me të riun ku duken duke uruar njëri-tjetrin me gota. Ajo thotë se me Fisartin kanë diskutuar rreth vendeve të tyre të origjinës, mënyrës se si janë rritur, por edhe marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Amerikës. “Javën e kaluar Fisarti bëri një koment për “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu e ftova për kafe. Sot u ulën jashtë, në diell, pimë kafe dhe biseduam për komentin, por edhe për shumë gjera të tjera. Ne diskutuam për origjinën dhe se si kjo na ka formuar”, thuhet në postimin e ambasadores amerikane. Ajo thotë më tyej se Fisar është nga Tropoja, një vend që ajo e pelqen shumë dhe e ka vizituar muajin e kaluar. Ambadadorja thotë se vet ajo vjen nga një mal i Koresë, por është rritur në një ishull tropikal. “ Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollonte gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor. Ne gjithashtu diskutuam për sfidat që kanë shqiptarët dhe ramë dakord që ligji dhe barazia përballë ligjit është i rëndësishëm që të gjithë shqiptarët jo vetëm elita të ketë një punë, të kujdeset për familjet dhe të kontribuojnë plotësisht në të ardhmen e shtetit” , shkruan Kim. Pak ditë më parë, Fisarti tërhoqi vëmendjen e ambasadores me anë të një komenti të bërë në një foto që ajo kishte publikuar nga Pogradeci. “Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”!, komentoi Fisarti në postimin e ambasadores Yuri Kim.

Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49