Menjëherë pas shkresës së Presidentit Ilir Meta për verifikimin e emrave të propozuar nga kryeministri për ministrat e qeverisë ‘Rama 3’, mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur nga puna. Organi më i lartë i akuzës u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve të hetimit në vend, për të marrë informacion për secilin prej emrave të propozuar.