Top News – Pas kater muajsh… Melburni del nga izolimi
26/10/2020 19:19

Australia njoftoi të hënën se qyteti i saj i dytë më i madh, Melburni, do të dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit, pas gati katër muajsh. Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, tha se nga mesnata e 27 tetorit, të gjitha dyqanet, restorantet, kafenetë dhe baret do të lejohen të hapen, pasi, të hënën, nuk u regjistrua asnjë rast i ri apo viktimë me koronavirus. Nga 9 nëntori, ndërkaq, banorët e Melburnit nuk do të kufizohen më të udhëtojnë vetëm brenda 25 kilometrave nga shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë nga qyteti në pjesë të tjera të Viktorias. Melburni ka qenë nën masa të rrepta izolimi që nga fillimi i korrikut. Qeveria e shtetit është akuzuar për shkaktimin e dëmeve të panevojshme ekonomike, duke mos i lehtësuar kufizimet më parë. Hera e fundit kur Viktoria ka regjistruar një periudhë 24-orëshe pa asnjë rast të vetëm me koronavirus, ka qenë 9 qershori, para se të fillonte vala e dytë e infeksioneve. Melburni, në verë, është bërë epiqendër e valës së dytë të koronavirusit, me raste ditore që arrinin në mbi 700 në muajin gusht. Në përgjithësi, Australia - me 25 milionë banorë - ka qenë relativisht e suksesshme në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo ka regjistruar rreth 27,500 raste në total dhe 905 viktima.

Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23