Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se do të dërgojë një luftanije në Lindjen e Mesme përpara për të ndihmuar në mbrojtjen e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Anija në fjalë është destrojeri HMS Dragon, që autoritetet e Londrës deklaruan se bën pjesë në planin e tyre për t’iu bashkuar një koalicioni ndërkombëtar të mundshëm për mbajtjen hapur të Hormuzit. Britania dhe Franca thanë muajin e kaluar se planet ushtarake për të siguruar Ngushticën e Hormuzit po përfundojnë dhe do të kenë sukses në rivendosjen e flukseve tregtare përmes kalimit jetësor për ekonominë globale.