Qindra trupa të forcave të armatosura, të zjarrfikësve, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile, u përballën për dy javë rresht me flakët në malin e karaburunit, me qëllim që të shpëtonin parkun kombëtar të Llogorasë. Tani, pas dy javësh, të gjitha vatrat e zjarrit atje janë shuar, por më shumë se kurrë është momenti për kujdes.