Drejtoria e qendrore e Agjencisë së Kadastrës ka vendosur transferimin e zyrave Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, pas problematikave të vazhdueshme në drejtimin e kësaj dege të agjencisë. Sipas vendimit të Kadastrës qendrore, zyrat e reja të agjencisë së Vlorës do të transferohen në selinë qendrore në rrugën Jordan Misja. Urdhri është firmosur nga drejtorja e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli më 23 janar me udhëzimin përkatës që zhvendosja e zyrave dhe gjithë dokumentacionit shoqërues të përfundojë brenda këtij muaji.