Top News – Pas Ditës së Falënderimeve, numër rekord viktimash në SHBA
03/12/2020 11:47

Shtetet e Bashkuara kanë thyer sërish rekorde sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, situatë e cila pritet të vështirësohet në javët në vijim. Më shumë se 100,000 persona të infektuar janë nëpër spitale në SHBA, rekord që është duke shtuar presionin nëpër spitale dhe ndaj punëtorëve për kujdes shëndetësor. Numri i të vdekurve brenda 24 orëve ka prekur shifrën 2,733, teksa i të infektuarve ka arritur në gati 200,000. Mjeku, Robert Redfield, udhëheqës i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka parashikuar më 2 dhjetor se më e keqja nuk ka ndodhur ende. “Realiteti është se dhjetori, janari dhe shkurti do të jenë periudha të vështira. Unë në fakt besoj se ato do të jenë kohërat më të vështira në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, ka thënë Redfield gjatë një bisede me Fondacionin amerikan të Tregtisë. Ai ka paralajmëruar se numri i të vdekurve në SHBA deri në muajin shkurt mund të arrijë në 450,000, në krahasim me 273,000 viktima sa janë regjistruar deri më tani. Përkeqësimi i numrit të të infektuarve ka ardhur pas fundjavës që shënoi Festën e Falënderimeve, kur miliona amerikanë kanë anashkaluar paralajmërimet për të shmangur udhëtimet dhe organizimet e mëdha. Periudha e festave pritet të rëndojë edhe më shumë situatën sipas zyrtarëve shëndetësorë, duke përmendur Festën e Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34