Akila është moderatorja e re virtuale që u prezantua nga CEO i Acromax, Aldor Nini në Konferencën për Inteligjencën Artificiale për vendet në zhvillim, e zhvilluar në selinë e OKB-së në Bangkok. Nini paraqiti vizionin për përdorimin e Inteligjencës Artificiale jo vetëm si mjet teknologjik, por si instrument për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.