Tashmë është zyrtare. Kevin Costner do i paguajë plot 63,000 dollarë në muaj ish-bashkëshortes së tij Christine Baumgarten. Këto janë kushtet e marrëveshjes së divorcit të arritur pas një seance dyditore në gjykatë. Ish-zonja Costner kishte kërkuar një shifër shumë më të lartë për mbajtjen e tre fëmijëve. Bëhet fjalë për rreth 162 mijë dollarë. Sipas saj djemtë duhet të “bëjnë një jetë cilësore krahasuar me atë që kishin me babanë e tyre.