Top News/ Pas Beogradit në Prishtinë. Vizitat ‘misterioze’ të kreut të CIA-s në Ballkan
22/08/2024 17:30

Avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin kreu i CIA-s, Uilliam Bërns udhëtoi për në Sarajevë dhe më pas në Beograd është ulur në aeroportin e Prishtinës, Adem Jashari. Interesimi i mediave pranë Ambasadës së SHBA në Kosovë dhe institucioneve qendrore në Prishtinë nuk ka marrë përgjigje. Megjithatë, Top Channel siguroi pamjet kur autokolona me makina që shoqëronte Bërns mbërriti në Kuvendin e Kosovës. Kreu i CIA-s zbriti prej automjeteve dhe u fut në ambientet e brendshme të Kuvendit. As nga Ambasada e SHBA në Prishtinë dhe as nga institucionet e Kosovës nuk ka një deklaratë zyrtare, por besohet se kreu i CIA-s është takuar me Presidenten Vjosa Osmani. Kjo është ndalesa e radhës e shefit të CIA-s në rajon. Në Bosnje, ai u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm. Një zyrtar i Qeverisë amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti për Radio Evropa e Lirë tha se arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Ndërkohë, vizita e kreut të CIA-s në Beograd, as është konfirmuar, por as është mohuar nga zyrtarët në Serbi dhe nga vetë përfaqësuesit e SHBA.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20