76 familje në Lezhë janë bërë pjesë e shorteut të radhës për të përfituar apartamentin e tyre, të dëmtuar në tërmetin e 26 nëntorit 2019. Hedhja e shorteut kishte dhe pakënaqësi nga ana e disa banorëve për shkak se nuk do merrnin ato metra katrorë që kishin pasur, por më pak. Nënkryetari i Bashkisë, Ermal Pacaj, tregoi më tepër rreth këtij procesi që bën të mundur strehimin e këtyre familjeve që prej tre vitesh trajtohen me bonus qeraje