Ikona e muzikës Madonna ka bërë një apel publik për kthimin e veshjeve që ajo përdori në festivalin Coachella, pasi disa prej tyre u zhdukën në mënyrë misterioze. Pas performancës së saj, ajo zbuloi se disa kostume të rëndësishme, të nxjerra nga arkivi i saj personal, mungojnë dhe nuk dihet se ku ndodhen. “Këto nuk janë thjesht rroba, ato janë pjesë e historisë sime”, shkroi Mbretëresha e Popit në Instagram.