Ish kryeministri britanik, Boris Johnson dha dorëheqjen si deputet pas hetimeve të komisionit të etikës, i cili e akuzon për mashtrim dhe paralajmëron sanksione. Kjo lëvizje e ish-kryeministrit do të sjellë zgjedhje të pjesshme në zonën që përfaqëson. Johnson u shpreh për Times: “Është shumë e trishtueshme të largohem nga parlamenti, të paktën tani për tani, por mbi të gjitha jam i shqetësuar që mund të më detyrojnë të largohem, në mënyrë antidemokratike, nga një komitet i kryesuar dhe i menaxhuar, nga Harriet Harman”