Top News – ‘Partneritet i plotë’ me talebanët / Rusia forcon lidhjet, fton edhe vendet e tjera
14/05/2026 12:10

Rusia po krijon një "partneritet të plotë" me talebanët në pushtet në Afganistan dhe po inkurajon vendet e tjera në rajon të zgjerojnë bashkëpunimin me Kabulin, tha të enjten një zyrtar i lartë rus i sigurisë. Rusia vitin e kaluar u bë vendi i parë që njohu zyrtarisht qeverinë islamike të talebanëve që mori pushtetin në gusht 2021, ndërsa forcat e udhëhequra nga SHBA-të organizuan një tërheqje kaotike nga Afganistani pas 20 vitesh luftë atje. Agjencia e lajmeve Interfax citoi ish ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu të thoshte se bashkëpunimi me Kabulin ishte i rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Shoigu, i cili është aktualisht sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se Moska po ndërtonte një "dialog pragmatik" me talebanët që përfshinte sigurinë, tregtinë, kulturën dhe mbështetjen humanitare. Ai foli në një takim me homologët e tij nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, një grupim me 10 anëtarë që përfshin Kinën, Indinë, Iranin, Pakistanin dhe një numër ish-shtetesh sovjetike. Shoigu shtoi se Organizata duhet të ringjallë grupin e saj të kontaktit me Afganistanin. Talebanët u shpallën të jashtëligjshëm nga Rusia si një lëvizje terroriste në vitin 2003, por vendimi u tërhoq në prill të vitit 2025. Rusia sheh nevojën për të bashkëpunuar me Kabulin, pasi përballet me një kërcënim të madh sigurie nga grupet militante islamike me bazë në një sërë vendesh nga Afganistani në Lindjen e Mesme.

Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59