Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka pritur Zv. Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova. Bëhet me dije se gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e madh mes dy vendeve si dhe mbështetjen e Bullgarisë në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e konsideroi Bullgarinë një partnere ekonomike të rëndësishme.