Në seancën e radhës për dosjen ‘Partizani’ gjykata mori dëshminë e tre personave, të thirrur nga mbrojtja e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. I pari që dëshmoi ishte Afrim Tola, që nga vitet 2006 deri në vitin 2008 ka mbajtur postin e drejtorit të klubit Partizani. Tola tha në dëshminë e tij se për procedurat e privatizimit të truallit të ish kompleksit Partizani u ngrit nga ministria një grup pune për të vlerësuar asetet. Ai tha se gjatë punës së vlerësimit të pronave nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.