Dosja ‘Partizani’ vijon të zvarritet prej më shumë se 6 muaj. Është rrezuar për herë të dytë kërkesa e ish kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Flora Hajredinaj shqyrtoi kërkesën e të akuzuarve për përjashtimin e Davidhit dhe vendosi rrëzimin e saj si dhe masë administrative në vlerën e 5000 lekëve për palët kërkuese. Përjashtimin e gjyqtares e kërkoi Jamarbër Malltezi, Sali Berisha, Andia Pustina dhe Shoqëria Tregtare Homeplan shpk.