Pas ish-Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, ishte radha e ish-ministrit tjetër të qeverisë Berisha, atij të mbrojtjes, Gazment Oketës për të dëshmuar lidhur me dosjen Partizani. Oketa tha se dikasteri që drejtonte s’kishte si tagër të bllokonte privatizimin e pronës, ndërsa shtoi se kur praktika kishte shkuar në zyrën e tij, ishte e përmbyllur.