Autoritetet ruse thanë se kanë nisur tani një hetim për terrorizëm pas incidentit të një dite më parë mbi Kremlin me dy dronë që u tha se kishin në shënjestër presidentin Vladimir Putin. Por ndërsa punëtorët e mirëmbajtjes ekzaminuan catinë e Kremlinit për dëme, dyshimi ishte i madh se si dronët mund të kishin kaluar unazën e hekurt të mbrojtjes ajrore të Moskës. Një kanal rus në telegram, citonte burime që sugjeronin se gjithcka mund të jetë një inskenim. “