Udhëheqësit e koalicionit të majtë francez, që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë bërë thirrje për protesta kundër Presidentit Macron, pas refuzimit të këtij të fundit për të mandatuar propozimin e tyre për Kryeministre të vendit. Koalicioni katërpartiak fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar dhe tha se kandidatja e tyre, nëpunësja civile e Parisit, Luie Castets, duhet të emërohet kryeministre, edhe pse ata nuk kanë shumicën që ta kalojnë në parlament. Presidenti Macron tha se Franca kishte nevojë për stabilitet institucional dhe e majta me emrin e propozuar nuk e garantonte këtë.