Top News – Partia e Angela Merkel/ Rrezik disfate në zgjedhjet në dy lande…
14/03/2021 16:33

Gjermanët i janë drejtuar kutive të votimit në dy palë zgjedhje të rëndësishme rajonale, të dielën, me konservatorët e kancelares Angela Merkel që përballen me rrezikun e disfatës pas zemërimit për një seri skandalesh por edhe për problemet me vaksinimin. Zgjedhjet, për parlamentet e reja rajonale në landet Rhineland-Palatinate dhe Baden-Ëuerttemberg konsiderohen si një test para zgjedhjeve të përgjithshme të 26 shtatorit, që do të jenë të parat në më shumë se 15 vite në të cilat Merkel nuk merr pjesë. Sondazhet e kohëve të fundit kanë treguar se mbështetja për aleancën CDU-CSU të Merkelit ka rënë në një nivel të ulët, në rreth 30 për qind, ndërkohë që gjermanët janë të pakënaqur me mënyrën se si është menaxhuar kriza e koronavirusit. “CDU e merkel përballet me një katastrofë”, thotë tabloidi Bild, duke e quajtur procesin një “votim për koronavirusin”. CDU e qendrës së djathtë e Merkel, dhe simotra e saj bavareze CSU, janë dëmtuar nga pretendimet për deputetë që me sa duket kanë përfituar nga kontratat për maska mbrojtëse në ditët e para të pandemisë, cka edhe detyroi tre ligjvënës të dorëhiqeshin ditët e fundit. Ai që nuk i ndihmon aspak konservatorët është edhe zemërimi publik në rritje për një fushatë vaksinimi që po zvarritet dhe që është shënjuar nga burokracitë, një fillim i vonuar i testimeve dhe shkalla e lartë e infektimit pavarësisht muajsh kufizime. Gjermanët do të mund të shihnin përtej aferës së maskave – shkruante Der Spiegel, - nëse qytetarët do të ndjenin se qeveria po e bën punën e saj, po i mbron nga virusi dhe po i nxjerr nga kriza. Por nuk është kështu... Në Rhineland Palatinate, social demokratët e qendrës së majtë ia kanë kaluar CDU në sondazhe, duke hapur rrugën për një tjetër koalicion qeverisës me të gjelbrit dhe FDP-në, pro bizneseve. Në Baden Ëuerttemberg, shteti i vetëm gjerman që ka një kryeministër nga partia e gjelbëer, ekologjistët e majtë mund të kenë thelluar akoma më shumë kryesimin e CDU-së.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB