Procesi zgjedhor i 17 dhjetorit në Serbi ka qenë i mbushur me parregullsi, sipas institucioneve vëzhguese ndërkombëtare, teksa për shkeljet ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, u është bërë thirrje autoriteteve serbe që të hetojnë me seriozitet raportet për parregullsi.