Kryeparlamentarja Lindita Nikolla thirri mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve në çelje të sesionit të ri parlamentar. Pozita dhe opozita morrën në shqyrtim programin e punës për periudhën 4 shtator deri më 13 Tetor, ku prioritet do të ketë përafrimi i ligjeve me direktivat e Bashkimit Europian. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi gjatë mbledhjes që seanca e parë të mos ishte ceremoniale por të diskutohet për problematikat e zgjedhësve, të mbetura pezull nga sesioni i kaluar parlamentar. Ndër të tjera, Partia Demokratike kërkoi edhe ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.