Top News – Parlamenti i Ukrainës/ Ndalon përdorimin e vaksinës ruse
29/01/2021 16:35

Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj që synon të përshpejtojë aprovimin e vaksinave kundër koronavirusit, por gjithashtu ndalon aprovimin e vaksinave të bëra në Rusi. Qeveria tha se pret të marrë 100,000 deri në 200,000 doza të vaksinave të bëra nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, përmes skemës së njohur si COVAX. Kjo e fundit – një nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra – pritet të nisë operacionet në shkurt. Në Ukrainë nuk është aprovuar ende asnjë vaksinë, por autoritetet vazhdimisht kanë thënë se Kievi nuk do të miratojë ose përdorë vaksina nga Rusia – vend me të cilin lidhjet e Ukrainës janë të tendosura. Biolik, kompani farmaceutike ukrainase, e mbështetur nga Viktor Medvedchuk, një figurë e shquar e opozitës me prirje pro-ruse, ka thënë në fillim të këtij muaji se ka aplikuar për miratimin e shtetit, për prodhimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. “Askush nuk do ta regjistrojë vaksinën ruse në vend”, tha ministri ukrainas i Shëndetësisë, Maksym Stepanov. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të tensionuara, prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe është përfshirë në një konflikt të armatosur midis separatistëve dhe forcave pro-qeveritare në lindje të Ukrainës. Mbi 14,000 njerëz kanë vdekur në këtë konflikt që vazhdon ende.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB