Top News/ Parlamenti Evropian ‘shket’ djathtas / Miliona njerëz votojnë në Evropë, dita e fundit
09/06/2024 11:33

Banorët e 20 vendeve të Bashkimit Evropian votojnë të dielën, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Këto zgjedhje po konsiderohen si shumë të rëndësishme pasi kontinenti evropian po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit. Grupi më i madh i qendrës së djathtë në Evropë, Partia Popullore Evropiane, pritet të fitojë më së shumti vota në gjithë vendet e BE-së, ndonëse partitë e të djathtës ekstreme po synojnë sa më shumë vota në nivel kombëtar. Marshi Kombëtar i Francës, Vëllezërit e Italisë në Itali dhe Partia e Lirisë në Austri, janë në krye të sondazheve, ashtu sikurse partia separatiste dhe kundër migrimit në Belgjikë, Vlaams Belang. Votimet kanë nisur prej të enjtes dhe më pas janë zhvilluar nëpër disa shtete, mirëpo shumica e evropianëve e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dielën. Parlamenti Evropian lidh direkt evropianët me institucionet e Bashkimit Evropian. Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropian. Kjo, gjithashtu, është herë e parë që mbahen zgjedhje të tilla pa Britaninë e Madhe, e cila është larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53