Imazhet satelitore tregojnë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur bombardues me aftësi bërthamore në një bazë ajrore në Katar si pjesë e një pranie të zgjeruar ushtarake në Lindjen e Mesme, si një paralajmërim për Iranin. Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë, postoi foton e bazës ajrore Al Udeid në Katar, që i përket kësaj të marte, marrë nga kompania globale me bazë në Kaliforni, Planet Labs.