Policia Rrugore e Durrësit gjatë javës që lamë pas ka arrestuar 13 persona dhe ka vendosur mbi 2200 gjoba për shkelje. Në fokus të monitorimit kanë qenë drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe parkimet dyshe. Sipas Policisë, për këtë shkelje janë arrestuar 10 shtetas. Këto shkelje rrugore janë identifikuar nga intensifikimi I kontrolleve në akset rrugore, duke përdorur dronë, pajisje inteligjente dhe pika kontrolli për parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.