Një operacion anti-drogë në qarkun e Shkodrës i koduar “Koordinata”, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike ka asgjësuar qindra bimë kanabis. Nga kontrollet e ushtruara në zona të ndryshme nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet përkatëse, janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 625 bimë të dyshuara kanabis sativa.