Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar firmosën marrëveshje për ndarjen e barabartë të pasurive të sekuestruara të eksponentëve kriminale. Ky është pakti i parë i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe vendos një precedent të ri për mënyrën e rikuperimit të pasurive dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sipas njoftimit të qeverisë britanike, çështja e parë ku u aplikua kjo marrëveshje lidhet me një ndjekje penale për kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë. “Pas përpjekjeve të përbashkëta për rikuperimin e aseteve, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri. Marrëveshja fillestare mbulon 54,000 £ në asete të paluajtshme të rikuperuara, që do të ndahen në mënyrë të barabartë midis Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.” – thuhet në njoftim.