Top News- Paratë e drogës ktheheshin në ar, drejtohej nga sirianët, u transportua dhe në Kosovë
23/09/2025 22:38

Një rrjet i drejtuar nga sirianët që pastronte paratë e trafikantëve të drogës në Itali dhe Francë u shkatërua nga autoritetet italiane. Grupi kriminal i pastronte paratë duke i shndërruar në shufra ari, e më pas i transferonte ato në shtete të ndryshme përfshirë Kosovën. Pesë persona përunduan në pranga. Ata u ndaluan në raonet veriore të Piedmontit dhe Lombardisë, ndërsa u sekuestruan 17 mln euro. Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët që përfshinte policinë tatimore të Italisë dhe xhandarmërinë franceze në Marsejë dhe përpjekjet u koordinuan nga drejtoria kombëtare kundër mafias në Itali dhe zyra e prokurorit në Marsejë, së bashku me Eurojust dhe Europol. Gjatë një periudhe më shumë se gjashtë muaj, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën, thanë prokurorët. Aty, sipas hetuesve, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare. Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok. “Është hera e parë që hetuesit kanë arritur të rindërtojnë rrjedhjen e parave të drogës, të gjeneruara jashtë vendit, të cilat më pas janë shndërruar në ar – një aset që më lehtë transportohet”, njoftoi prokuroria ndërsa bëri me dije se ka identifikuar një rrjet të gjatë kriminal ku janë përfshirë sirianë por dhe nga shtete të tjera.

Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News -‘Nuk ishte aty kur ne kishim nevojë’ / Trumpit nuk i del e keqja me NATO-n, sërish kritika
09/04 11:10
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 10:56
Top News – Katër vite për një operacion. Trauma në kolaps, mijëra pacientë në listën e pritjes
09/04 10:23
Top Channel/ Rritja e çmimeve, Braçe shkon në Kuvend me qese me domate
09/04 10:22
Top Channel/ Rishikimi i praktikës për arrestin në burg, mblidhen Kolegjet e Bashkuara
09/04 09:49
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44
Top News – Irani e SHBA ulen në tryezë. Negociata mes armëpushimit të brishtë
09/04 09:44
Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13