Kryeministri Edi Rama qortoi Bashkimin Europian për hipokrizi në lidhje me qëndrimet ndaj Ballkanit Perëndimor. Në panelin e diskutimit mbi Ballkanin, “Open Roads: Balkans Back in Business”, kreu i Qeverisë akuzoi Brukselin për burokraci dhe mungesë sinqeriteti në procesin e integrimit, si dhe për mosmbështetje financiare ndaj vendeve kandidate.