Më shumë se 70 mijë fermerë do përfitojnë nga skema kombëtare e cila ka në fokus tetë kategori kryesore ku përfshihet blegtoria, bujqësia dhe bletaria. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi vendimin e këshillit të ministrave, ku bie në sy një ndryshim në subvencionin e naftës për fermerët. Nafta për bujqësinë do të vijojë me të njëjtat kritere, por tashmë nuk do të shpërndahet naftë por ndihmë financiare në llogaritë bankare.