Të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë po i drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për të siguruar jetën dhe profesionin. Mungesa e një strategjie për të integruar të rinjtë në tregun e punës në Shqipëri, krijon një parashikim aspak pozitiv për 10 vjeçarin e ardhshëm, në sektorët e tregut të punës. Kryeministri Edi Rama e konsideroi fitore të sistemit arsimor shqiptar, faktin që studentët shqiptar integrohen lehtësisht në vendet e huaja. Megjithatë universistet shqiptare nuk rankohen ndër më të mirët jo vetëm në Europë, por edhe në rajon; dhe tregu i punë në Shqipëri po boshatiset gjithnjë e më shumë.