Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Në një komunikatë për shtyp, blutë e kryeqytetit kanë njoftuar se në kuadër të operacionit ‘Pararoja’, janë arrestuar shtetasit Isuf Durmishllari, Andrea Veisi dhe Joana Sageri.