Një ngjarje kriminale është parandaluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, në zonën e Laprakës. Pas një sherri të ndodhur mes dy personave në një lokal në Don Bosko, njëri prej tyre ka qenë i armatosur. Bëhet fjalë për Indrit Kallari, 37 vjeç, banues në Krujës, i cili ka nxjerrë armën dhe ka goditur me qytën e saj Arbën Merkajn, 47 vjeç. Shërbimët e policisë u njoftuan për konfliktin rreth orës 21:45, në rrugën “Eshref Frashëri”. Efektivët e komisariatit numër 3 dhe forcat Shqiponja kanë ndërhyrë në lokal, ku kanë arrestuar 37-vjeçarin. Arma e zjarrit të cilën autori e mbante pa leje, është sekuestruar së bashku me fishekët. Ndërkohë, edhe i plagosuri është vënë nën hetim për moskallëzimin e këtij krimi. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e sigurisë, që pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.