Institucionet e mikrofinancës do të preken nga ndryshime rregullative, pas hetimeve që nxorën në pah mashtrimin përmes mikrokredive të kryer nga Micro Credit Albania. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Gent Sejko u shpreh se në bashkëpunim qeverinë, parlamentin dhe Bankën Botërore po punohet për rregullore të reja, që do të bëjnë të mundur mbrojtjen e konsumatorëve përmes një analize më të fortë financiare dhe uljes së normave të interesit dhe komisioneve që aplikohen nga institucionet financiare jobanka.