Kompania ajrore shtetërore e Rusisë, Aeroflot, u paralizua nga një “sulm masiv” të hënën që la në tokë qindra fluturime. Hakerat pro-Ukrainës kanë marrë përgjegjësinë për kaosin e shkaktuar në aeroportin e Moskës. Kjo vjen pas problemeve të mëdha të shkaktuara nga dronët ushtarakë ukrainasë, që çuan në ditë problemesh për udhëtarët. Hakerat Silent Croë dhe Cyber Partisans BY, pro-Ukrainës, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Ata thonë se kanë minuar sistemet kompjuterike të kompanisë ajrore ruse dhe puna për këtë aksion vazhdon prej një viti. Kaosi përfshiu aeroportin Sheremetyevo në Moskë. Qindra qindra fluturime u anuluan, dhe problemet vazhdojnë.