Puna në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme paralizohet plotësisht. Shkak është bërë rregullorja e re e GJKKO, që kundërshtohet nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj dhome u mblodh këtë të mëkurë, ku doli me vendimin drastik të bojkotimit jo vetëm të seancave në themel, por edhe të seancave që lidhen me masat e sigurisë. Vendimi hyn në fuqi duke nisur nga e hëna, nëse GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja e re.