Top News – Paralajmëron tmerr ‘ekstrem’ / Koreja e Veriut terrorizon botën, teston raketën e re
14/04/2023 11:40

Koreja e Veriut tha të premten se ka testuar për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, që operon përmes lëndëve djegëse të ngurta. Këto lloje raketash janë më të fuqishme dhe më vështirë detektohen. Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane lëshoi njoftimin një ditë pasi fqinjët e Veriut detektuan lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga afërsia e Phenjanit. Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka lëshuar në det mbi 100 raketa.Testimi i fundit duket se nuk ka treguar të gjithë kapacitetin e armës së re dhe është ende e paqartë se sa larg ka shkuar Koreja e Veriut sa i përket teknologjisë për raketat që mund të bartin koka bërthamore. Megjithatë, analistët kanë thënë se testimi i kësaj rakete paraqet një përparim të rëndësishëm drejt qëllimit të Koresë së Veriut për të ndërtuar arsenalin bërthamor që do të mund të kërcënonte direkt SHBA-në. KCNA tha se testimi i raketës është mbikëqyrur nga lideri koreanoverior, Kim Jong Un, i cili e cilësoi raketën Hëasong-18, armën më të fuqishme të forcave të tij bërthamore, që do të rrisë aftësitë kundërsulmuese në dritë të kërcënimeve të jashtme të krijuara nga aktivitetet ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon. Kim është zotuar se do të zgjerojë edhe më tej arsenalin e tij bërthamor “për të krijuar vazhdimisht ankth dhe tmerr” te kundërshtarët e tij, në mënyrë që ata të pendohen për zgjedhjet e tyre të gabuara. Koreja e Veriut ka justifikuar testimin e armëve si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat Veriu i sheh si përgatitje për pushtim dhe përdor këtë si pretekst për të vazhduar zhvillimin e armëve. Kim shtoi se Hëasong-18 do të përshpejtojë përgjigjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe do të mbështesë një strategji më agresive ushtarake ndaj kundërshtarëve.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00