Top News/ Paralajmëron luftë bërthamore / Kim Jong un akuzon SHBA-në për rritjen e tensioneve
22/11/2024 12:10

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara për shtim të tensioneve dhe provokimeve, duke thënë se gadishulli Korean nuk është përballur kurrë më parë me rrezikun e luftës bërthamore si tani. Komentet e tij u bënë të ditura të premten në mbrëmje nga media shtetërore KCNA. Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake të enjten në Phenian, Kim Jong Un tha se nga përvoja e tij e mëparshme e negociatave, Uashingtoni kishte ndjekur një politikë "agresive dhe armiqësore" kundër Phenianit. "Asnjëherë më parë palët ndërluftuese në gadishullin Korean nuk janë përballur me një konfrontim kaq të rrezikshëm dhe të mprehtë që të mund të përshkallëzohej në luftën më shkatërruese termonukleare", tha Kim Jong Un, sipas KCNA. Gjatë mandatit të parë të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, ai dhe Kim Jong Un zhvilluan tre takime të pashembullta në Singapor, Hanoi dhe në kufirin Korean në vitin 2018 dhe 2019. Por bisedimet dështuan të arrijnë ndonjë rezultat konkret për shkak të dallimeve, mes thirrjeve të Uashingtonit ndaj Koresë së Veriut që të heqë dorë nga armët bërthamore, dhe kërkesave të Phenianit për lehtësimin e sanksioneve. Në fjalimin e tij Kim Jong Un bëri thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e armëve në "ultra-moderne" dhe u zotua të avancoje aftësitë mbrojtëse për të forcuar pozicionin strategjik të vendit, njoftoi KCNA. Në veprimtarinë e quajtur Ekspozita e Zhvillimit të Mbrojtjes, u paraqitën armë strategjike dhe taktike. Fjalimi i fundit i Kim Jong Un-it vjen mes kritikash ndërkombëtare për bashkëpunimin gjithnjë e më të thelluar ushtarak mea me Moskën. Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 10,000 trupa në Rusi për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës. Javën e kaluar, Kim Jong Un kërkoi që ushtria të përmirësojë aftësitë për të luftuar, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për nxitjen e tensioneve në "fazën më të rëndë në histori" dhe duke e quajtur gadishullin Korean "pikën më të madhe të nxehtë në botë".

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52