Protestë dhe seancë plenare! Kjo është ajo çfarë parashikon axhenda politike e 16 shkurtit, e cila ngjason me skenarin e ndjekur në seancën paraprake. Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi publikisht se nuk do të ketë ecuri normale parlamentare, për aq kohë sa nuk diskutohet çështja McGonigal.