Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e mundshme të Çmimit të energjisë elektrike ishte në qendër të mbledhjes së radhës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë kryedemokrati në një prononcim për mediet pas përfundimit të mbledhjes, teksa paralajmëroi se opozita do të nxisë të gjitha format e reagimit popullor për rritjen e çmimit të energjisë dhe karburanteve. Sipas tij kriza nuk vjen nga jashtë , por është produkt i keqqeverisjes se Edi Ramës.