Koha kur inteligjenca artificiale e krijuar nga vetë njeriu të mund të rebelohet dhe të shkatërrojë krijuesin e vet nuk është më aq e largët sa duket. Ky është paralajmërimi i dy studiuesve dhe shkrimtarëve, Eliezer Yudkoësky dhe Nate Soares, të cilët kanë publikuar librin e tyre “If anyone builds it, everyone dies’. Në libër, dy autorët paralajmërojnë rrugët se si njerëzimit, të paktën në formën aktuale, mund t’i vijë fundi nga superinteligjenca artificiale. Dy autorët ngrenë shqetësime që në kapitullin e parë, kur thonë se sot, megjithëse inteligjenca artificiale konsiderohet ende në embrion të saj, askush nuk është në gjendje që të kuptojë plotësisht se si funksionon ajo.