Ngjarja e rëndë e shpërthimit me tritol të automjetit të prokurorit Arjan Muça është nën hetim nga një ekip special hetimi. Fatmirësisht pa viktima, por ky krim konsiderohet si ndër më të rëndët, e aq më tepër që shënjestra ishte një përfaqësues i sistemit të Drejtësisë dhe po ashtu edhe bashkëshortja e tij.