Jepet masa e arrestit për Arlind Muhajn, shkaktarin e aksidentit tragjik të shënuar mbrëmjen e 27 dhjetorit, në aksin Milot-Rrëshen, ku humbën jetën babë e bir. Muhajt ju komunikua masa e arrestit në ambjentet e spitalit të Traumës, ku po merr mjekimin e duhur mjekësor pas plagëve të marra për akuzën e drejtimit të mjetit në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.