Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër sipas statistikave zyrtare, por tendenca është krejt e kundërt kur bëhet fjalë për pronat e luajtshme, makinat. Nga të dhënat e publikuara nga Eurostat për shkallën e motorizimit sipas rajoneve të Europës, për vitin 2022 rezulton se në Veri të Shqipërisë, është 260 automjete për 1 mijë banorë, më e larta në vend. Në zonën e qendrës ka 226 mjete për 1 mijë banorë dhe në Jug, 212 mjete për 1 mijë banorë. Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, Shqipëria ka shkallën e tretë më të ulët të motorizimit në Europë. Në Bashkimin Europian, në vitin 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1 mijë banorë në BE ishte 560.